Kurti i uron shërim të shpejtë Paul Pelosit pas sulmit në shtëpinë e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar shërim të shpejtë bashkëshortit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi, Paul Pelosit, pak ditë pas sulmit në shtëpinë e tyre në Kaliforni.
“I dërgoj përshënëndetje Nancy Pelosin dhe i uroj shërim të shpejt për bashkëshortin e saj pas një sulmi të tmerrshëm ndaj tij. Në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet të frikësojë liderët e një populli demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Pelosi u sulmua nga një burrë në shtëpinë e e çiftit në San Francisko . Burri dyshohet se ka sulmuar Paul Pelosi, me një çekiç në shtëpinë e çiftit në San Francisko./21Media

Back to top button