Kurti ia tregon synimet e Kosovës presidentit të “Bezos Earth Fund”

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin e “Bezos Earth Fund”, Andrew Steer.
Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarë të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror.
Sipas një komunikate për media, Kurti e njoftoi  Steer me disa prej reformave kyçe që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zbatuar, me theks te synimi për të arritur një rritje të qëndrueshme socio-ekonomike që është në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë.
Kryeministri kosovar po ashtu foli për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme.
Kurti dhe Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit./21Media

Back to top button