Kurti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është recetë për luftë dhe gjakderdhje

Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka përmendur temën e shkëmbimi të territoreve. Në një intervistë për mediumin shtetëror të Austrisë ORF ka thënë se kjo ide është “luftë për gjakderdhje.
Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”, ka thënë Kurti.

Sipas tij gjatë administratës së kaluar amerikane është përmendur shkëmbimi i territoreve duke shtuar se kjo ide nuk ka vdekur.

“Është e vërtetë që në të kaluarën, sidomos gjatë administratës së kaluar amerikane, edhe Beogradi dhe disa politikanë në Prishtinë e në BE kanë përmendur idenë për shkëmbimin e territoreve. Ky projekt ka dështuar, e di që ideja është ende gjallë në Beograd duke shkaktuar disa fantazi në disa struktura në very të Kosovës, por nuk do të bëhet kurrë realitet. Kosova është Republikë, që qëndron e bashkuar”, ka thënë ai.


Kurti: Vuçiq është në krye të sulmit në Banjskë, Serbia po sillet si Rusi e vogël

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për ORF mediumi shtetër austriak  ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit.”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Ai ka përmendur se Radojçiqi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq.

“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”

Sipas Kurtit, shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA-së “pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”
Kryeministri Kurti ka shtuar se Serbia po sillet si “Rusi e vogël”.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezentë për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, ka thënë Kurti ndër të tjerash./21Media

Back to top button