​“Fol”: Demokratizimi, parakusht për anëtarësim në BE

Lëvizja “Fol” ka publikuar gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Hulumtuesja në “Fol”, Burbuqe Kastrati, tha se parakusht për anëtarësim në BE është demokratizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile.

Duke përmendur shembujt e anëtarësimit të Sllovenisë, Rumanisë dh Bullgarisë, Kastrati tha se qeveria duhet të prioritizojë më shumë bashkëpunimin me shoqërinë civile për avancimin përpara të Kosovës në integrimin evropian.

Back to top button