Kurti: Investojmë në ushtri sepse ata që duan të na bëjnë keq ekzistojnë

Kurti vizitë në FSK

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti iu drejtua pjesëtarëve të FSK-së me një fjalë rasti.

Ai i falënderoi në emër të qytetareve për shërbimin që i bëjnë vendit, duke thënë se mburren me ta.

Kurti tha se uniforma e pjesëtarëve të FSK-së është mishërimi i sakrificës tonë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli edhe shërbimin ushtarak.

Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, sepse përvojat dhe mësimet e përfituara gjatë shërbimit ushtarak na duhen për t’u përballur me betejat e paqes. Shërbimin ushtarak nuk e bëjmë sepse kemi ambicie për të pushtuar apo sulmuar, ne jemi popull paqedashës dhe liridashës”, tha Kurti, duke shtuar se investimet në ushtri dhe mbrojtje nuk bëhen sepse duam luftë, por për t’u mbrojtur nga lufta.

Investojmë sepse ata që duan të na bëjnë keq ekzistojnë”, theksoi Kurti.

Kryeministri i ri i Kosovës tha se të gjithë do të punojmë me zemër, për ta forcuar shtetin, si nga jashtë ashtu edhe përbrenda.

Kurti i falënderoi pjesëtarët e FSK-së për punën e tyre në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit./21Media

Back to top button