Kurti: Irlanda, zë i rëndësishëm për përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.
Siç informoi zyra e kryeministrit, potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.
Ndërsa, ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci dhe siç u informua, ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.
“U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.”, u bë e ditur tutje në komunikatë./21Media

Back to top button