Kurti iu dërgoi telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot iu ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.
Në letrat e ngushëllimit, të cilat iu janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë.
“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button