Kurti: Jam i lumtur që shoh përgjigje pozitive të qytetarëve serbë

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencë për media ka folur lidhur me zbatimin e vendimit për eliminimin e të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta.
“Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar”, ka thënë Kurti.
Kryeministri gjithashtu ka theksuar se është i lumtur që sheh përgjigje pozitive të qytetarëve serbë, për t’u pajisur me targa të përkohshme.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi./21Media

Back to top button