Kurti: Vuçiq me shumë inat e vrer

Kryeministri Albin Kurti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për veprimet e Kosovës, nuk janë të drejta.
Në konferencën për media, Kurti theksoi se Vuçiq po ka shumë inat dhe vrer.
“Cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta dhe në anën tjetër vërejta që ka shumë inat, shumë vrer që nuk i kontribuon deskalimit të situatës. Nuk e di për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por unë besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, duke u bazuar edhe në interesat e përbashkëta, por gjithashtu edhe në vlerat evropiane”, theksoi Kurti./21Media

Back to top button