Kurti: Jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se janë të interesuar që Telekomin, Valën ta bëjnë lider në Kosovë, ashtu siç ka qenë.
Pas vizitës që i ka bërë këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, ka deklaruar se Telekomi duhet të nxirret nga kriza.
Përkrahje Telekomit i ka shprehur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana ka deklaruar se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.