Kurti jep ide se si të votojnë serbët e Kosovës në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozime se si të votojnë në zgjedhjet në Serbi.
Ai ka përmendur si adresë zyret në qendër të Prishtinës, të cilat janë të dedikuara si zyrë ndërlidhëse.
“Unë bëj thirrje që ato tri zyrat e zbrazëta, që janë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, fare pranë këtij vendi ku po zhvillohet konferenca jonë për medie, të funksionalizohen, të operacionalizohet me zyrtarët nga Beogradi dhe në këtë mënyrë do të paraqiste një adresë të mirë për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë nënshtetësi e Republikës së Serbisë”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për media.
Tutje ai ka cekur edhe mënyrën e votimit me postë .
“Ne kemi thënë që është e mundshme të bëhet edhe votimi me postë. Por, na janë kundërvënë, duke thënë se në Serbi nuk lejohet një gjë e tillë. Unë besoj se edhe Komisioni Qendror Zgjedhor në Serbi, edhe ligji atje – përkatësisht Kuvendi, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë që t’ua bëjnë të mundshme serbëve, që të votojnë me postë”, ka thënë Kurti duke cilësuar se dhe Serbia ka një diasporë të madhe./21Media

Back to top button