Traileri i filmit të ri “Where the Crawdads Sing”

“Where the Crawdads Sing” është filmi i ri që bazohet në romanin me po këtë titull të autores Delia Owens.
Regjinë e tij e ka bërë Olivia Newman e skenarin Lucy Alibar. Në të me role paraqiten Daisy Edgar-Jones, Taylor John Smith, Harris Dickinson, Michael Hyatt e të tjerë.
Daisy paraqitet me rolin e një të reje e cila rritet në Krolinën e Veriut, dhe e cila më vonë dyshohet për vrasjen e një njeriu, i cili një kohë e ka bezdisur atë.
Kajan e braktisin në fëmijëri prindërit dhe motra e vëllezërit e saj, kështu që i duhet të mësojë të mbijetojë e vetme.
Atë e mëson të shkruaj e lexojë shoku i saj Tate, në të cilin edhe dashurohet, por mbetet sërish vetëm kur ai shkon në kolegj.
Në mbrojtje i shkon personazhi Chase Andrews, i cili i premton se do të martohet me të. Pasi që i jep fund lidhjes me të, ai e sulmon Kajan dhe ikë.
Por më pas Chase gjendet i vdekur, dhe e dyshuar për vdekjen e tij është kush tjetër, përveç Kajas.
Trailerin e këtij filmi e lansoi kompania filmike Soni, ndërkohë që në kinema do të shfaqet gjatë sezonit veror 2022.
Producente ekzekutive është Reese Witherspoon, e cila funksionon me kompaninë e saj të produksionit Hello Sunshine.
Sa i përket librit Where the Crawdads Sing, ai kryesoi listën e librabe më të shitur The New York Times Fiction Best Sellers of 2019 dhe The New York Times Fiction Best Sellers of 2020 për 32 javë, jo radhazi./21Media

Back to top button