Kurti: Ka vullnet që marrëdhëniet me Austrinë të thellohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka vullnet që të thellohen marrëdhëniet Kosovë- Austri.
Ai këto deklarata i ka bërë në pëmbyllje të vizitës së tij një ditore në këtë shtet.
“Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës. Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor. E falënderova Kancelarin Nehammer për ftesën e tij, bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e hapur për Republikën e Kosovës, posaçërisht në integrimin evropian, dhe rrugëtimin e Qeverisë sonë reformiste. “, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kryeminstri po ashtu ka përmendur edhe pjesëmarrjen në diskutimin e organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”.
“Aty, në prani të akademikëve, diplomatëve, ambasadorëve dhe studentëve pata mundësinë të shpalos historinë tonë, prezantoj të arriturat tona si shoqëri, shtet dhe Qeveri, dhe të ndaj me ta qëndrimet e Republikës së Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike në kontinentin tonë.”, ka shkruar Kurti
Ai në këtë diksutimm ka thënë se paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve./21Media

Back to top button