Kurti: Kemi ardhur deri këtu me aleatë, do të vazhdojmë bashkë me ta

(Lajm i përditësuar)

Kurti: Kemi ardhur deri këtu me aleatë, do të vazhdojmë bashkë me ta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka qenë dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë me miqtë e aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Si dikur më 1999, si më 2008, si sot më 2024 Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë dhe krahas me miq dhe aleatë amerikanë që ndonëse nga përtej Atlantikut janë afër dhe evropianë të kontinentit tonë të përbashkët. Me miq dhe aleatë jemi më të fortë dhe të sigurt. Bashkë kemi ardhur deri këtu e bashkë do të vazhdojmë për të përparuar drejt aty ku jemi nisur, drejt BE-së dhe NATO-s”, ka thënë ai.


​Osmani: Aleatët qëndruan pranë nesh në rrugëtimin tonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi se aleatët janë të rëndësishëm edhe sot për mbrojtjen e shtetit.

Kështu tha ajo në pritjen shtetërore të organizuar nga krerët më të lartë të institucioneve të vendit në nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Rrugëtimi ynë ishte shumëçka por assesi i lehtë. Rezistenca e Ibrahim Rugovës dhe ajo e armatosur, është rrjedhojë e rezistencës të trashëguar ndër breza. Sot nderojmë trashëgiminë e heroinave dhe heronjve tanë. Ne jemi po ashtu krenarë që në këtë rrugëtim tonë patëm mbështetjen e aleatëve tanë, ne veçanti të ShBA-së. Ata qëndruan pranë nesh në rrugëtimin plot sfida”, tha ajo.

Ajo përsëriti qëndrimin se Kosova meriton të jetë pjesë e aleancave euroatlantike.

Back to top button