Kurti: Kemi blerë vaksina “Pfizer”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës, ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës, se janë blerë vaksinat “Pfizer”, me qëllim imunizimin e 60% të qytetarëve deri në fundin e këtij viti.
“Porsa janë përmbyllur me sukses negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë, me ç’rast ne kemi blerë vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, falënderuar kësaj, ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet”, tha kryeministri Kurti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?