Kurti kërkon hetim të plotë të sulmit raketor në Poloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë brenda territorit të Polonisë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Kurti ka ngushëlluar popullin e Polonisë, teksa ka bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit.
“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona./21Media

Back to top button