Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla pas sulmeve në Poloni: BE ta ndal Putinin para se ta sjell luftën në të gjithë kontientin

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar duke thënë se Kosova qëndron në krahë të Polonisë kundër regjimit të Putinit.
Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.
“Jemi të pikëlluar me humbjen e jetëve të qytetarëve të pafajshëm polakë që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë shumë më të vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai të sjellë luftën në të gjithë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button