Kosova nuk do të jetë pjesë e nismës Ballkani i Hapur

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë, ka thënë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Kurti ka theksuar se iniciativat rajonale nuk duhet të bëhet pa BE-n brenda.
Ai tutje ka thënë se dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është se në të dytën nuk është BE-ja.


Iniciativa “Ballkani i Hapur” është krijuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./21Media

Back to top button