Kurti: Paqe e siguri ka kur Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e të heqë dorë nga Kosova

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në konferencë për media tha se është Serbia ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën e jo Kosova.
Kurti tha se paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate ka në Ballkan, kur Serbia ta ndryshojë Kushtetutën dhe heqë dorë nga Kosova e jo siç tha ai, kur ndryshohet Kosova.
Ai tha se duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës është presidenti i saj, që ka qenë ministër i informacionit në kohën e Millosheviqit./21Media

Back to top button