Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat pa vonesë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat sa më shpejtë.
Ndërsa, hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Ukrainës e Moldavisë e ka quajtur historike, Kurti ka thënë se Ballkani Perëndimor është mënyra që i siguron kontinentit paqen.
“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.
Një vit më parë, më 15 dhjetor 2022, Kurti ia dorëzoi Çekisë – vendit që kryesonte Presidencën e BE-së – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
A historic moment as @EUCouncil voted to open accession talks w/ 🇺🇦 & 🇦🇩. 🇪🇺 enlargement—incl. the WB6—is the best way to bolster peace & security across the continent. As one of the most democratic & pro-EU states in the region, 🇽🇰 should be granted candidate status w/o delay.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 15, 2023