Kurti krahason veprimet e mbrëmshme të “Delije” me ato të vitit 1990
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi mbrëmë tifozët serbë të Crvena Zvezda, të quajtur “Delije”, shfaqën një koreografi me një tank, duke ia bashkangjitur mesazhin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Kurti e krahasoi gjestin e mbrëmshëm me atë që tifozët e po të njëjtit klub e bënë në vitin 1990, kur tifozët e Arkanit u revoltuan kundër Kroacisë, gjë që nga shumë konsiderohet si filli i shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY (Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi), Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, shkroi Kurti në Twitter.
Thirrjet e tifzëve serbë shkaktuan reagime të ashpra nga liderët kosovarë. zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dënuan veprimet, duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë.
Federata e Futbollit të Kosovës po ashtu reagoi, duke i shkruar letër ankese UEFA-s. /21Media
In 1990 fans of Serbian football club Crvena Zvezda, led by ICTY-indicted Serbian mobster Arkan, rioted against Croatia. For some, this was a spark of the wars that ensued. Yesterday Crvena Zvezda called for the Serbian army to return to 🇽🇰. The calls to violence are incessant. pic.twitter.com/hOXojH7ooi
— Albin Kurti (@albinkurti) July 27, 2023