Paralajmërohet themelimi i muzeut ku do të prezantohen krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve

Është paralajmëruar themelimi i muzeut ku do të prezantohen krimet e Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve.

Kështu ka njoftuar në Facebook, ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Me hapa të sigurtë po punojmë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Çeku.

Ai ka thënë se në takimin e radhës të grupit punues diskutuan për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive.

“Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellet për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka thënë Çeku./21Media

Back to top button