Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të falen e as nuk do të harrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen.

Kurti këtë e tha pas homazheve që bëri te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj.

“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia./21Media

Back to top button