Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova

(Lajm i përditësuar)

Kurti: Kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.  Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

 


Qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza me financim nga Qeveria

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, sot organizoi udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla uruan dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button