Kurti kujton Agim Ramadanin: Sinonim i Betejës së Koshares

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka kujtuar luftëtarin e heroin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies në Betejën e Koshares. Kreu i qeverisë shkroi se Ramadani do të kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij.

Kurti, duke kujtuar rrugëtimin e Komadant Katanës, tha se emri i Agim Ramadanit u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares.

“Sot bëhen 24 vite nga rënia dëshmor e Agim Ramadanit, trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Poet, piktor, aktivist politik, ushtarak dhe patriot me shpirt artisti, Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook.

Back to top button