Tuchel: Thjesht u ndëshkuam brutalisht

Manchester City e mposhti sot me rezultat bindës 3:0 gjigantin gjerman, Bayern Munich, takimi ky i parë mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Golat nga Haaland, Rodri dhe Bernardo Silva i siguruan fitoren sot kampionit anglez, fitore kjo e cila e çon Cityn një hap më afër gjysmëfinales së kësaj gare.

Ndërkaq, pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, për të cilin ishte ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve në timonin e kampionit gjerman.

Tuchel nuk e pranoi rezultatin e sotëm, ndërsa tha se skuadra thjesht u ndëshkua brutalisht.

“Nuk jam aspak dakord me rezultatin. U ndëshkuam në faza në të cilat ishim ekipi më i mirë. Sot thjesht u ndëshkuam brutalisht. Mendova se performanca jonë ishte shumë e mirë deri në 2:0. Nuk dua të flas për rezultatin. Kam parë një paraqitje shumë të mirë deri në minutën e 70-të”, tha Tuchel.

Ndeshja e kthimit mes Cityt dhe Bayernit do të zhvillohet në stadiumin “Allianz” më datën 19 të këtij muaji.

Back to top button