Kurti kujton masakrën e Lybeniqit: U pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në 24 vjetorin e masakrës e Lybeniqit ka kujtuar të vrarët në këtë masakër.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

”Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje. Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media
Back to top button