Kurti: Kur u zgjodh president, nuk është ditur që Thaçi barte me vete marrëveshje sekrete

Kurti thotë se me këtë rast duhet të merren organet e drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Presidenti Hashim Thaçi mori këtë post duke bartur me vete një marrëveshje sekrete.

Ai tha se NATO dhe FSK-ja janë gjithmonë në të njëjtën anë, por vlerësoi se Thaçi atëherë kishte bërë marrëveshje të njëanshme.

E konsideroi si shkelje me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë.

“Shkelje flagrante që do duhej të merren organet e drejtësisë. Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it. FSK-ja ushtria jonë, NATO-ja janë gjithmonë bashkë dhe në të nëjjtën anë. Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish-kryeministrit. Ku është ratifikuar marrëveshja Thaci-Daçiq 27 qershor 2013 nuk e kanë ditur që ka pasur dy marrëveshje por vetëm një. Kur është zgjedh president sot 4 vite nuk është ditur se ka pasur me vete një marrëveshje sekrete.”, tha Kurti./21Media

Shkelje flagrante që do duhej të merren organet e drejtësisë

Back to top button