Lladrovci për Doarsa Kica-Xhelili: Dëm që nuk erdhi në PDK, aty ku forca e bën fuqinë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar aderimin e deputetes, Doarsa Kica-Xhelili nga VV te LDK.
Lladrovci thotë se rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit.
Megjithatë, sipas Lladrovcit adresa më e mirë do të ishte PDK-ja.
“Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë. Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Deputetja e Doarsa Kica – Xhelili, zyrtarisht u bë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar sot deputeten si pjesë të subjektit të tij./21Media

Back to top button