Kurti: Lajm i mirë për qytetarët…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vlerësoi si “lajm të mirë” miratimin në lexim të parë të ligjit për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatami  të ardhurave deri në pagën minimale.
“Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Po ashtu i pari i Qeverisë së Kosovës iu uroi punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua.
“Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu tha se me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë këtu shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit./21Media

Back to top button