Kurti: Masat të hiqen, ekziston rruga për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka folur për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës.

Kurti deklaroi se çështja e masave nuk është e lidhur me marrëveshjen bazike por me deeskalimin e situatës në Veri.

Kryeministri kosovar tha se që një kohë nuk ka tensione në veri dhe Kosova veçse ka reduktuar praninë policore atje dhe ka hartuar një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

“Deeskalimi do të duhej të konsiderohej i mjaftueshëm për heqjen e masave”, theksoi ai.

Back to top button