Kurti ‘mbyllet’ me ekipin e tij: Po përgatitemi për takimin e nesërm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tërë ditën e ka kaluar duke u përgatitur për takimin e nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në Bruksel.

Kurti ka thënë se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e nesërm. Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë: komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button