Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht segmenti rrugor në Stanovc. Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  segmenti rrugor në Stanovc. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, ka njoftuar Zahiti./21Media

Back to top button