Kurti me kancelarin austriak flasin për thellimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot kancelarin austriak, Alexander Schallenberg, për të diskutuar rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kurti ka uruar Schallenbergun për postin e ri, duke theksuar se Kosova dhe Austria kanë lidhje të forta historike, kulturore e politike, të cilat Qeverinë jonë do t’i rrisë.
“Kisha kënaqësinë të përgëzoj kancelarin Alexander Schallenber, për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të pasur, lidhje historike, kulturore, politike të forta, të cilat Qeveria jonë do t’i rrisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Schallenberg erdhi në krye të Austrisë pasi ish-kancelari Sebastian Kurz, dha dorëheqje më 9 tetor të këtij viti pas akuzave se ka keqpërdorur paratë publike./21Media
 
 

Back to top button