Kurti me Mehajn bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrotjes Armend Mehaj bënë homazhe te varri i Adem Demaçit.
Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm.
“Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe familjen e bacës Adem, bëmë nderime tek varri i Adem Demaçit, ai do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare. Muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropain nderon bacën Adem me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak. Lavdi!”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button