FFK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë marrëveshjen për stadiumin “Fadil Vokrri” 

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas kësaj marrëveshje, stadiumi “Fadil Vokrri” edhe për pesë vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet dhe të shfrytëzohet nga FFK-ja.
Kreu i FFK-së ka theksuar se ky objekt është interes nacional, duke pasur parasysh se është arena e vetme në të cilën zhvillohen ndeshjet e Kombëtares, por edhe të klubeve tona në arenën evropiane.
Ai ka thënë se menjëherë do të fillohet në përmirësimin e fushës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendjen më optimale për ndeshjet e ciklit kualifikues për Euro 2024, të cilat fillojnë në muajin mars, 2023.
Presidenti Ademi shprehu shpresën se në këtë afat pesëvjeçar të menaxhimit dhe shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, kryeqyteti dhe FFK-ja do të bëhen me stadium të ri, i cili do të mundësonte kushte edhe më të mira për ndeshjet ndërkombëtare, por njëherësh edhe shkarkim të stadiumit “Fadil Vokrri” nga mbingarkesa e ndeshjeve./21Media

Back to top button