Kurti me ministra e zëvendësministra shkojnë në Norvegji
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.
Sipas komunikatës, Kurti gjatë qëndrimit atje, do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.
Ndryshe, për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.
Seanca e Kuvendit po vazhdon me pika të tjera të rendit të ditës./21Media