Mungojnë Kurti e Gërvalla, shtyhet debati parlamentar

Është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvendi për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Iniciuesi i këtij debati, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit mbajtja e debatit pa prezencën e dy bartësve të politikës së jashtme të Kosovës.
Seanca e Kuvendit po vazhdon me pika të tjera të rendit të ditës./21Media

Back to top button