Kurti me Simon Ilse diskutojnë mbi Agjendën e Gjelbër të Evropës

 

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim Simon Ilse, drejtor i Zyrës për Kosovë, Mal të Zi e Serbi të Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung”, me të cilin diskutoi mbi Agjendën e Gjelbër të Evropës dhe implementimin e politikave të qëndrueshme për ajër më të pastër dhe eficiencë të energjisë.

Sipas një komunikate për media Kurti dhe Ilse u pajtuan për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e investimeve të gjelbra, që promovojnë praktikat e mbrojtjes së mjedisit dhe të burimeve natyrore.

“Heinrich Böll Stiftung” është fondacion që angazhohet për programe në fushën e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut./21Media

Back to top button