Lojtari i Bayernit i thotë po Kosovës

 

Një tjetër talent i madh i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi. Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës. Presidenti Ademi i ka dëshiruar mirëseardhje talentit të Bayernit, duke e uruar për një karrierë sa më të suksesshme.

Presidenti Ademi ka theksuar se Kosova gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë e vullnet për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre./21Media

Back to top button