Kurti-ministrave: Le të bëhemi të thjeshtë dhe të drejtë si qytetarët tanë

Kurti u drejtohet ministrave të ri

Qeveria e re mbajti mbledhjen e parë. Padyshim ekzekutivi ishte entuziastë për punën dhe rolin e ri, dhe këtë e vuri re edhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti fillimisht uroi ministrat për pozitën dhe detyrën e re.

Ai i ftoi ata të jenë kabinet i qytetarëve dhe të punojnë me emër të tyre dhe për ta.

Na kanë dhënë besimin, na kanë dhënën mandatin dhe presin nga ne t’i realizojmë prioritetet dhe detyrat tona”, tha Kurti.

Ai u rikujtoi ministrave se sytë e popullit janë nga ky kabinet qeverisës.

Karriget i kemi, por më shume do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin. Programi jonë qeverisës është ambicioz aq sa janë pritjet e qytetareve. Le të bëhemi të thjeshtë dhe të drejte si qytetarët tonë”, theksoi Kurti./21Media

Back to top button