Ministri Aliu falënderon presidenten pasi Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Më tutje ai ka shprehur mirënjohje ndaj Emirateve të Bashkuara për mbështetje të vazhdueshme, dhe bashkëpunim në kuadër të COP28 për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit edhe më tej./21Media

Back to top button