Kurti: Ndërkombëtarët i kanë dy kapela

(Lajm i përditësuar)
Kurti: Fjalën popullit, shtetit dhe dëshmorëve ia kanë shkel ata që votuan Zajednicën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është i interesuar të përmbyll dialogun në Bruksel por kjo nuk duhet që kjo të jetë në kurriz të qëndrueshmërisë tonë.
Kurti në seancën e Kuvendit për dialogun me Serbinë, ka thënë se duhet forcuar shtetin tonë, pasi ka kurrfarë garancioni që edhe pas njohjes reciproke, Serbia do të vazhdojnë me destruktivitet ndaj neve, kjo
“Pra unë jam i interesuar që sa më shpejt, mirëpo në ndërkohë që jam i interesuar që të fillojnë bisedimet në mënyrë që sa më shpejt ta përmbyllim , duhet ta kuptoni që nuk duhet që kjo të jetë në kurriz të qëndrueshmërisë tonë. Pala e cila duket le të themi e frustruar që po zgjatet dialogu, lexohet si dobësi nga pala tjetër dhe do të eksplatohet kjo dobësi. Në njërën anë që unë kam interes që kjo të shkoj sa më shpejt, në anën tjetër duhet të dëshmojë që shteti i Kosovës, pavarësisht nëse Serbia na njeh apo nuk na njeh, pavarësisht kur është takimi i ardhshëm dhe marrëveshja që e bëjmë ose nuk e bëjmë, ka sukses edhe në ekonomi, drejtësi dhe në çdo fushë tjetër, pra ne duhet ta forcojmë shtetin tonë pavarësisht qëndrimit destruktiv të Serbisë….ne gjeografinë dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë, ata do t’i kemi fqinjë verior edhe pas njohjes dhe nuk ka kurrfarë garancioni që edhe pas njohjes reciproke, ata nuk do të vazhdojnë me destruktivitet ndaj neve, kjo do të thotë se ne duhet të ndërtojmë imunitet shtetëror ndaj destruktivitetit të Beogradit zyrtar. Pra fakti që kemi përmbyllur një kapitull, nuk do të thotë se përmbyllim gjithçka”, tha ai.
Kurti iu ka përgjigjur deputetëve edhe rreth akuzave që ka shkelur fjalët e veta për dialogun dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Fjalën shtetit, fjalën shtetit dhe fjalën dëshmorëve ia kanë shkel ata 84 që kanë votuar më 27 qershor 2013 Zajednicën, në këtë Kuvend, 84 emra e mbiemra janë, i gjeni në arkiv të Kuvendit. Nuk mundësh më me fol për mbajtje të fjalës pa e evidentuar atë shkelje “, tha ai, duke shtuar se marrëveshja me Serbinë do të jetë ligjërisht e obligueshme.
Kurti: Ndërkombëtarët i kanë dy kapela
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sekuencimi është i negociueshëm, por sipas tij duhet të hapen fillimisht bisedimet.
Ai ka thënë se është i interesuar që të hapen bisedimet, por sipas tij, nuk varet vetëm prej tij.
Kurti ka thënë se duhet kuptuar që nuk duhet që kjo të jetë në kurriz të qëndrueshmërisë së shtetit.
Ai tutje derisa ka folur për palën ndërkombëtare, ka thënë se ndërkombëtarët kanë dy kapela. Një sipas tij, që e kanë njohur Kosovën dhe një kur flasin me rolin e ndërmjetësuesit.
“Pala që duket e frustruar që procesi po zgjatet, mund të lexohet si dobësi. Mua më duhet të dëshmoj që shteti i Kosovës ka sukses edhe në ekonomi, drejtësi e në çdo fushë. Ne duhet ta forcojmë shtetin tonë pavarësisht qëndrimit të Serbisë. Serbia e ka njohur Bosnjën porse e ka njohur dejure jo defacto. Nuk ka garanci që edhe pas njohjes ata nuk do të vazhdojnë me destruktivitet ndaj nesh. Kjo i bie që ne duhet të krijojmë imunitet shtetëror. Ata do të vazhdojnë të jenë fqinjët tanë”, ka thënë ai.
Sipas tij, opozita ka diskutuar gjerë e gjatë për videon e tij për Oliver Ivanoviqin, porse ka shtuar se ka folur në serbisht, duke iu thënë se nuk ka folur për ta, por për serbët.
Ai ka thënë reciprocitetin e thekson vazhdimisht, duke shtuar se opozita e di vetë nëse do ta bëjë.
Kurti ka thënë se në kushtet që ka përmendur reciprociteti është kushti i tretë.
Ai ka thënë se marrëveshje do të jetë ligjërisht i obligueshme.
“Unë nuk i befasoj ndërkombëtarët, unë koordinohem me ta. Por duhet ta kuptoni që unë nuk jam ndërkombëtar, unë jam shqiptar. Ndërkombëtarët i kanë dy kapela, një që na kanë njohur dhe një si ndërmjetësues. Nuk është çdo ligjërim ndërkombëtar autentik, por është edhe rol i ndërmjetësit. Prandaj duhet të koordinohemi me ndërkombëtarët, si njohës të pavarësisë tonë, por nuk duhet të pajtohesh me të në rolin e tij si ndërmjetës”, ka thënë ai.
Abdixhiku: Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar se deputeti i LDK-së Arben Gashi po e pengon gjatë fjalimit të tij për këtë arsye e ka quajtur të “papjekur”.
Prandaj, kryeministri Kurti i ka kërkuar deputetit Gashi që të mos ia ndërprejë fjalën.
Pas kësaj reagoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i kërkoi Kurtit që ta ruajë qetësinë kur flet me deputetët e LDK-së.
“Kryeministër të ftoj që kur komunikon me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë dhe për hir të informimit publik është pjesë debatit parlamentar të rregullt shumë më pak sesa ministrat e tij flasin këtu sa herë që dalin. Kryeministri kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok”, tha Abdixhiku.
Gashi: Kurti e largoi Kosovën nga marrëveshja finale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, premtoi rishikimin e marrëveshjeve të nënshkruara ne Bruksel, por i nisi vetëm tri, e në asnjërën s’pati sukses.
Ai tha para deputetëve të hënën se Kurti i rishikoi marrëveshjet për dokumentet personale, për çështjen e targave dhe për energjinë, por nga këto marrëveshje, sipas Gashit, Kurti e largoi Kosovën nga marrëveshja finale.
“Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij, u shndërrua në ndjekës të tyre. Pra, ju pa koordinim me miqtë e për spektakël populist, marrëveshjen për targat e paraqitet si gjithçka fund e larguat Kosovën nga marrëveshja finale. Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës”, tha Gashi.
Deputeti i LDK-së theksoi se Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë qëndrimin e Kurtit për dialog.
Tahiri-Kurtit për Asociacionin: A po e marrim apo e lajmë?
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para Kuvendit lidhur me marrëveshjen e Asosacionit.
Ai tha se kryeministri Kurti nuk është në një pozitë të favorshme.
“Në rrethanat që jemi tash nuk jemi në favor të nënshkrimit të një marrëveshje. Arritja e një marrëveshje finale me Serbinë do na mundësonte anëtarësimin në OKB. Pra, është më rëndësi të na thotë se anëtarësimi në OKB si do të bëhet”, tha ai.
Tahiri po ashtu pyeti Kurtin se çfarë përfiton Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes.
“A është plani franko-gjerman prodhim i dy viteve negociata. Cila është perspektiva jonë, benefitet tona nga marrëveshja, për Serbinë po edim që do i hapet rruga Evropiane. Cili është pozicioni jonë a po e marrim apo e lajmë”, pohoi Tahiri.

Haradinaj: Jam pro planit franko-gjerman, e përfshin rrugën drejt NATO-s
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova e ka konfirmimin direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se plani franko-gjerman, e përfshin përkrahjen amerikane për partneritet për paqe dhe rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Haradinaj u shpreh pro planit franko-gjerman, si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga SHBA-ja që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s. Derisa s’kemi hyrë në rresht në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, Kosova s’është e sigurt. Zhbllokohet anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe kandidatura jonë drejt BE-së. Kur jemi tek OKB-ja, rruga jonë mund të jetë e vështirë, por mund të jetë më e avancuar nëse kemi nisur rrugën drejt NATO-s”, tha kreu i AAK-së.Sipas Haradinajt, rritja e prezencës amerikane në Ballkan, vendosja e vendkomandave, ngritja e bazave të reja dhe përkrahja e forcimit të FSK-së, është komponent që tregon se Kosova po shkon “në një rresht me Amerikën, kah NATO-ja”.
Abdixhiku: Kurti ta pranojë që para vetes ka një marrëveshje të ratifikuar më 2013Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mungesa e raportimeve të rregullta para shkuarjeve në Bruksel dhe pas raundeve dialoguese atje, është bërë jo vetëm praktikë, por edhe refuzim i institucionit më të lartë të vendit. Ai ka thënë se ndonëse e normuar me rezolutë, raportimi i Kurtit ndodhë sot për herë të parë dhe të vetme në dy vite udhëheqjeje të tij.Abdixhiku ka thënë se kaq pak jotransparencë nuk ka mundur të tregojë askush asnjëherë.Ai ka thënë se Kurti duhet të pranojë se para vetës e ka një marrëveshje të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013.“Janë dy rrugë, ta zhbëni këtë marrëveshje ndërkombëtare dhe dy të zbatohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.Sipas tij, nga kjo perspektivë e sotme shihet që Kurti nuk ka arritur asnjë nga synimet.Kurti: Ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohjeKryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategike përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, mbi bazën e dy qëllimeve fillestare.Kurti tha që gjatë atij takimi ia kishte bërë të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje.“Për herë të parë, u vendos përfshirja e kornizës së përgjithshme, pra të asaj që i rregullon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nga jashtë, ndërkombëtarisht në formatin e dialogut në Bruksel. Takimi i datës 18 shkurtit, ishte qartazi rezultat direkt i presionit të qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar Kosovë- Serbi të përqendruar në njohje reciproke. Në takimin e 18 shkurtit ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit që Kosova s’do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë”.
Krasniqi: Seanca e Kuvendit e ftuar nga opozita, nuk ka karakter të përplasjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se seanca e Kuvendit e ftuar të hënën nga opozita, nuk ka karakter të përplasjes, por të informimit me atë se çka po ndodh në dialogun me Serbinë.
Ai tha në Kuvend se dialogu me epilog, me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, është fjalia e parë që përmbledh interesin tonë.

“Do të kishte qenë e udhës që Qeveria të na kishte ftuar neve në Kuvend që ta njoftonte për dialogun. Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte ndihmë…Por ja që u deshtë që në si opozitë ta ftojmë këtë debat. Kjo seancë e ftuar nuk ka karakter të përplasjes por ka karakter të informimit me atë se çfarë po ndodhë në dialog. Ne si PDK qëndrimet i kemi të njohura dhe konsistente. Ne vlerësojmë angazhimin e koordinuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.

Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ku do të ketë debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Seanca nis në orën 12:00.
Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 2 shkurt, ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.
“E para: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5”, tha Kurti.
Ai më pas kërkoi që të drejtat e pakicave të bëhen në parimin e reciprocitetit, duke nënkuptuar këtu që çfarëdo e drejte e serbëve në Kosovë të jetë edhe për shqiptarët në Serbi.
“3. Të drejtat e pakicave kombëtare, dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, tha Kurti duke numëruar kushtin e tretë.
Po ashtu, si kusht përmendi shuarjen e strukturave ilegale në veri dhe Serbia të pranojë kartën e OKB për raportet ndërshtetërore si dhe të mos pengojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“4. Paravendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës dhe 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara të pesë shtete anëtare të BE dhe tek të tjerat për mos pranimin e aplikimin të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019”, tha Kurti.

Back to top button