Kurti përshëndetet me presidentin ukrainas Zelenseky

(Lajm i përditësuar)


Kurti në Athinë përshëndetet me presidentin ukrainas Zelenseky

Gjatë qëndrimit në Athinë , Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, është përshëndetur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Kurti ka publikuar jë video të shkrutër në rrjetet sociale teksa shihet duke u përshëndetur me presidentin ukrainas.
“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.


Qeveria jep detaje nga darka e Kurtit me lidërt e Ballkanit Perëndimor në Athinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ishte sonte pjesë e darkës me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën mori pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Aty u diskutua rreth invazionit dhe agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën, me ç’rast u theksua mbështetja e palëkundur ndaj pavarësisë, sovranitet dhe integritetit territorial të Ukrainës, teksa u kërkua përgjegjësi dhe ndëshkim për krimet e kryera gjatë luftës dhe mizoritë tjera mbi civilët.

Në këtë darkë që korrespondon edhe me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut nga ku ishte bërë e qartë perspektiva për anëtarësim të plotë të gjithë Ballkanit Perëndimor, u ritheksua mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe rruga përpara.

U diskutua edhe për çështjet rajonale. Në intervenimin e tij, Kryeministri Kurti theksoi se të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të i përmbahen dhe zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. E kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto. Minoritete do të ketë çdoherë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, theksoi Kryeministri.

Në fund të takimit u miratua edhe një deklaratë e përbashkët e cila bënë thirrje për ri-energjizimin dhe ri-fokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE; mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës; ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.​


Del fotografia e përbashkët e takimit BE- Ballkani Perëndimor në Athinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, publikoi një fotografi nga takimi i përbashkët i të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky e disa përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian dhe Moldavia.

Në këtë fotografi prezent është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mitchel në platformën X ish Twitter shkroi se një prej prioriteteve bazë të BE-së mbetet zgjerimi, si mjet për të nxitur paqe.

“Zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE – një mjet i fortë për të nxitur paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë”.

”Ne duhet të gjejmë rrugën përpara për ta bërë realitet këtë vizion të Evropë”, shkroi ai./21Media

 

Back to top button