Kurti në Bruksel kërkon liberalizimin e vizave

 

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Pas darkës tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në Bruksel, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga vendet që s’e kanë njohur do ta çojë vendin drejt integrimit evropian.

“Konfirmuam interesin dhe gatishmërinë tonë për të bërë progres drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë diskutuam me miqtë dhe kolegët tanë këtu në Bruksel si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në vendet tona dhe nga ana tjetër të bindim pesë shtetet anëtare që nuk na njohin, ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se është dëm që rinia e Kosovës, e cila është shumë e talentuar, të përballet me regjim të vizave.

“Republika e Kosovës, është shtet me rini shumë të talentuar. Ata e shohin Bashkimin Evropian si mundësinë për të studiuar e punuar këtu dhe për t’u kthyer e për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë aspekt kemi nevojë për liberalizim të vizave. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi regjim të vizave që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe për të studiuar e për të bërë biznes. Shumica e popullsisë në Kosovë është rreth 30 vjeç dhe me rini aq të talentuar është dëm që të kemi këtë murin e izolimit”, ka theksuar Kurti.

Back to top button