Kurti: Ne duam marrëveshje me njohje reciproke, Vuçiq nuk e do

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se për shkak të “përvojës së hidhur” nga Bosnja dhe Hercegovina, nuk do të lejohet formimi i Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.
“Ne duam një marrëveshje, të shkojmë në dialog. Por, Beogradi e Vuçiqi duket se nuk e duan këtë. Ne duam marrëveshje që do ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. Nëse Beogradi thotë se nuk do të ndodhë, atëherë është kundër marrëveshjes. Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Ne kemi përvojë të hidhur nga Bosnjë-Hercegovina dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjoj atë model edhe në Kosovë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës. Qëllimi i Serbisë është destruktiv, nuk do asgjë për serbët e Kosovës, vetëm do diçka kundër nesh. Beogradi që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale”, ka deklaruar Kurti një një intervistë për televizionin “N1 Sarajeva”.
Kurti po ashtu ka thënë se Kosova do marrëveshje me Serbinë por që në qendër ka njohjen reciproke. Sipas tij një gjë të tillë nuk po e dëshiron presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Nëse Beogradi thotë se nuk do të ndodhë, atëherë ata janë kundër marrëveshjes. Kosova nuk do ta lejojë Republikën Srpska brenda Kosovës dhe ne e dimë shumë mirë se këtë e dëshiron Serbia. Ne kemi përvojë të hidhur nga BeH dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model në Kosovë.”, ka deklaruar ai.
Kurti po ashtu ka përsëritur ndikimin rus në Ballkan duke thënë se serbia sillet si provincë e Rusisë./21Media

Back to top button