Kurti në HardhFest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan festivalin “HardhFest”.
Në njoftimin nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se duke ritheksuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovë për prodhimet vendore, Kurti i përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit.
Edicioni i 20-të i këtij festivali, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor. I organizuar në vreshtat e Rahovecit, “HardhFest” solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.
Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj.​/21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button