Kurti në KEK: Jemi të interesuar për çmime të përballueshme

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Termocentralin “Kosova B”, ku është informuar se njëri bllok është kthyer në punë.
Kreu i ekzekutivit në një prononcim për media tha se janë të interesuar për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme.
Ai theksoi se bashkëpunime për çështjen e energjisë janë bërë më së shumti me Republikën e Shqipërisë.
Për këtë miniatrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë marrë premtime nga Shqipëria se do të ndihmojnë Kosovën për të tejkaluar krizën me energji.
“Kemi premtime që sa do pak do të na ndihmojnë për të kaluar këtë krizë. Dhe ne do ua këmbejmë megavat për megavat”, ka deklaruar ajo.

Back to top button