Kurti: Në mënyrë drastike duhet ta zvogëlojmë ndotjen

“Ndryshimet klimatike janë fakt dhe kërcënim jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për shumë gjenerata tjera të ardhshme, madje edhe vetë planeti Tokë. Nuk kemi zgjidhje duhet të veprojmë sot, edhe pse mund të duket vështirë. Duhet në mënyrë drastike ta zvogëlojmë ndotjet, që kërkon zgjidhje të rënda dhe të dhimbshme. Veçanërisht është rëndë duke i marrë parasysh ndryshimet që janë të nevojshme në mënyrën, në të cilën punojmë mjaftueshëm. Katastrofat na tregojnë se sistemi ekologjik nuk mund të trajtohet pavarësisht nga sistemi ynë ekonomik. Na nevojitet model i ri i qëndrueshëm ekonomik që i çon vendet tona drejt avancimit ekologjik dhe ekonomik dhe e avancon mirëqenien e qytetarëve tanë.”
Ky është mesazhi që e përcolli kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Forumin e sotëm socio-ekologjik, ngjarja e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, e cila po mbahet në Shkup.
“Modeli i ri i qëndrueshëm do t’i respektojë kufizimet ekologjike të planetit tonë. Grinuilli evropian kërkon të theksojë zhvillimin dhe prosperitetin e qëndrueshëm. Një kalim i tillë në Evropë mund të jetë efektiv vetëm nëse ndërmarrim veprime në rajonin tonë. BE tashmë ka prezantuar një axhendë të gjelbër për rajonin, e cila parashikon një marrëveshje të gjelbër evropiane”, tha Kurti.
Ai theksoni se axhenda e gjelbër nënkupton që të bëjmë ndryshime thelbësore në ekonominë tonë dhe mënyrën se si jetojmë. Sipas tij, ekonomia rrethore është një nga blloqet themelore të ndërtimit në axhendë për Ballkanin Perëndimor dhe është e vetmja që mund të na çojë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
“Në agjendën tonë ndërmarrim aksion për të organizuar një model të tillë qarkullues ekonomik, për ta ruajtur diversitetin tonë, të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm ushqimor dhe të përballemi me problemet tona themelore në bujqësi. Ky model gjithashtu do ta ndryshojë marrëdhënien ndaj mbeturinave dhe do të krijojë vende të reja të punës në rajon. Transporti ndërkombëtar, së bashku me disa faktorë tjerë shoqërues, mbetet dhe çon drejt ndotjes së mjedisit tonë dhe qyteteve tona. Kjo ndikon në mënyrë negative ndaj shëndetit të qytetarëve tanë me vdekje të parakohshme dhe situata të ngjashme”, theksoi kryeministri i Kosovës.
Ai potencoi se prandaj nuk është çështje nëse na duhet tranzicion i tillë, por kur dhe si. Kurti vlerësoi se nanevojitet bazë e fuqishme sociale dhe kulm i fuqishëm ekologjik nën të cilin do të jetojmë.
“Kosova e siguron energjinë e saj elektrike, kryesisht nga qymyri, me burime të kufizuara të erës dhe hidrocentraleve. Hidroenergjia nuk është treguar të jetë mjaft themelore dhe ne mbështetemi në qymyr për shembull. Në këtë rast ne duhet të bëjmë një kalim të dyfishtë. Këtë javë ne kemi bërë dhe përfunduar gjashtë muaj në Qeveri dhe për shkak të kësaj ne jemi ende duke kryer një studim fizibiliteti se si të ecim përpara në mënyrën më të mirë për veten dhe rajonin”, potencoi Kurti.
Ai shtoi se tërësisht janë të përkushtuar në kalimin ndaj energjisë së pastër dhe ndaj investimeve në burime të ripërtëritshme si energjia diellore dhe me erë, përmes rimodelimit të shtëpive. Por, ndonjëherë, theksoi Kurti, nevojitet mbështetje financiare për këtë proces për ta penguar zhvillimin ekologjik që i nxjerr qytetarët tanë nga varfëria, shkruan TV21./21Media

Back to top button