Paradite me diell, pasdite me shi, breshër e bubullimë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?